Flash News

Ditari i Maxhorancës

U la jashtë listave, Bushati: Taksimi nga palët politike është debat fals, pasuria të mos jetë te një grusht njerëzish

U la jashtë listave, Bushati: Taksimi nga palët politike

Deputeti i PS, Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit deklaron se debati për taksimin nga palët politike është fals.

Sipas Bushatit në një lidhje live në rrjetet sociale, vendi ka nevojë për ide të reja për ekonominë dhe jo të përqendrohet pasuria dhe pushteti në një grusht njerëzish.

“Për fat të keq sot dëgjojmë një debat në lidhje taksimin, për mua është debat fals se kryesore janë themelet e shtëpisë sonë dhe më pas mund të mendojmë edhe për dritaren dhe çatinë.

Ne kemi nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish, për të çliruar garën në ekonomi, për të çliruar garën në administratë publike”, tha Bushati.

 

               

Të fundit