Flash News

Ditari i Maxhorancës

U mor i pandehur nga SPAK, Braçe mbron sërish Ismailajn: S'je gangster kur kërkon të paguhesh për punën e bërë

U mor i pandehur nga SPAK, Braçe mbron sërish Ismailajn: S'je

Ish zv.kryeministri Erion Braçe i ka dalë sërish në mbrojtje kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Ky i fundit u mor i pandehur një ditë ma parë nga SPAK-u.

Braçe thotë se "gangster" nuk je kur emigron dhe kërkon të paguhesh për punën e bërë. Kujtojmë që Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg për rrahje, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Braçes, "gangster" në politike je kur emigron e merresh me punë të pista dhe paratë e trafikut i përdor për të hyrë në politikë. Ai shton se dekriminalizimi po shërben si amnisti për "gangsterët" e vërtetë në politikë.

Të fundit