Flash News

E-TJERA

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, GJKKO merr të pandehur kreun e bashkisë Mallakastër

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, GJKKO merr të pandehur kreun e

Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj është marrë si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ismailaj akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg për rrahje, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim në GJKKO për Qerim Ismailaj

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e SPAK. 

 Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të PD në janar të vitit 2020, me pretendimin se Ismailaj ishte dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Greqi, por se nuk e ka vuajtur dënimin. “Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie,” deklaroi atëherë sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi duke e konsideruar Ismailajn subjekt ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar, por pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi se ai ka gënjyer. Ai është dënuar në Greqi për përleshje e dëmtime personash me dashje.

Të fundit