Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK mori të pandehur Ismail Qerimajn, reagon PD:Model që duhet zhbërë përmes vetingut në politikë

SPAK mori të pandehur Ismail Qerimajn, reagon PD:Model që duhet

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike, pasi SPAK mori të pandehur kreun e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajn.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një status në Facebook, shkruan se me kallëzimin e bërë në SPAK ndaj Qerimajt, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve.

Sipas Bardhit, ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë.

“Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumente se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. 

Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet”, shkruan Bardhi.

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të PD në janar të vitit 2020, me pretendimin se Ismailaj ishte dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Greqi, por se nuk e ka vuajtur dënimin. “Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie,” deklaroi atëherë sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi duke e konsideruar Ismailajn subjekt ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar, por pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi se ai ka gënjyer. Ai është dënuar në Greqi për përleshje e dëmtime personash me dashje.

Të fundit