Flash News

Ditari i Maxhorancës

U përplas me Ramën, Ditmir Bushati emri më i votuar në Kryesinë e PS

U përplas me Ramën, Ditmir Bushati emri më i votuar në

Ditmir Bushati është emri më i votuari nga socialistët në garën e mbajtur sot për anëtar të Kryesisë së Partisë Socialiste nga radhët e burrave.

Bushati ka marrë 204 vota, i ndjekur nga Arben Pëllumbi me një votë më pak dhe Pandeli Majko me 198 vota.  

U përplas me Ramën, Ditmir Bushati emri më i votuar në

Para votimit, Bushati tha për mediat se nëse do të zgjidhet, do të japë kontribut në PS për të përmirësuar hapësirën e debatit publik.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

Garimi dhe zgjedhja si anëtar i grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS-së për Bushatin vijnë pas përplasjeve që pati me kryeministrin Edi Rama.

Nga ana tjetër, më e votuara nga gratë është Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Të fundit