Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpallen të zgjedhurit e parë në Kryesinë e PS, cili do të jetë ekipi i grave drejtuese; fitojnë Xhafaj dhe Bushati

Shpallen të zgjedhurit e parë në Kryesinë e PS, cili do

Janë shpallur fituesit e parë të votimeve në garën për anëtarët Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në mesin e 10 grave kandidate, në Kryesinë e PS-së janë zgjedhur: Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Evis Kushi. Fitueset kanë lënë jashtë Kryesisë: Milva Ekonomin, Kotilda Ferhatin, Ermonela Felajn dhe Almira Xhangullën.

Ndërkohë në radhët e kandidatëve meshkuj kanë fituar deri tani Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati. 

Kryeministri Edi Rama shpalli sot qeverinë e re. Në mesin e ministrave të rinj, drejtuesve të qarqeve dhe sekretariateve pati edhe suzpriza. Në postin e zëvendës kryeministrit do të jetë Arben Ahmetaj. Ndërsa Damian Gjiknuri mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm duke u bërë numri 2 i socialistëve. 

 

Të fundit