Flash News

Ditari i Maxhorancës

U pezullua nga detyra, Belinda Balluku paraqitet në GJKKO; Dy vartësit e saj u shoqëruan nga policia

U pezullua nga detyra, Belinda Balluku paraqitet në GJKKO; Dy vartësit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca për verifikimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj.

Para mbërritjes së Ballukut, në gjykatë u pa edhe motra e saj, avokatja Pamela Qirko. Po ashtu, në GJKKO janë paraqitur drejtorët Erald Elezi i KESH-it dhe Gentian Gjyli i ARRSH-së, të cilët janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Dy ditë më parë, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Balluku, duke arsyetuar se ajo, së bashku me dy drejtuesit e institucioneve nën varësi, mund të ndërhynin në provat e hetimit.

Sipas njoftimit të GJKKO-së, tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të nisur nga SPAK, që lidhet me hetimet për procedurat e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë. Hetuesit dyshojnë se në këto tendera është ushtruar ndikim për përcaktimin paraprak të fituesve.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi për zv.kryeministren Balluku masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Ndërkohë, për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH-së, dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Balluku vijon të hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe, teksa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Të fundit