Flash News

E-TJERA

Të shoqëruar nga policia, dy vartësit e Ballukut paraqiten në GJKKO

Të shoqëruar nga policia, dy vartësit e Ballukut paraqiten

Drejtori i KESH-it, Erald Elezi, dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, kanë mbërritur këtë mëngjes në ambientet e GJKKO-së, ku do t’u nënshtrohen verifikimit të masës së sigurisë. Të dy zyrtarët u shoqëruan nga policia, ndërsa ndaj tyre është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, në orën 09:00 pritet të nisë edhe seanca për ish-zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe ka të ndaluar daljen jashtë vendit. Deri në këtë moment, Balluku nuk është paraqitur në gjykatë.

Seanca e sotme ka për qëllim marrjen në pyetje të tre të pandehurve dhe verifikimin e kushteve të masave të sigurisë në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe segmentin e Unazës së Madhe. SPAK njoftoi se ekzekutimi i masave për Ballukun, Gjylin dhe Elezin u krye të enjten.

Të fundit