Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shpall fitues në Vorë, flet Blerim Shera: E prisnim, vijojmë projektet e lëna përgjysmë

U shpall fitues në Vorë, flet Blerim Shera: E prisnim, vijojmë

Blerim Shera, kandidati i socialistëve që u shpall fitues në Bashkinë e Vorës, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediet, pas daljes së rezultatit.

Shera falenderoi qytetarët e Vorës që e votuan dhe tha se ishte një rezultat disi i pritshëm. AI u shpreh se tashmë do të vijojnë projektet e lëna përgjysmë.

“Më në fund erdhi dita që edhe qytetarët e Vorës u shprehën me votëbesimin e tyre. Nga kontaktet që kemi pasur çdo ditë nuk është se nuk e prisnim. Tashmë s’na ngelet gjë tjetër veçse të vazhdojmë projektet e lëna përgjysmë, të vazhdojmë projektet me rindërtimin, infrastrukturën dhe shumë gjëra të tjera”, u shpreh Shera.

Nga rezultatet paraprake në Bashkinë e Vorës, Blerim Shera u shpall fitues me 7.530 vota. Pas tij, ishte Lulzim Vrana kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” me 2.589 vota dhe i fundit kandidati i PD Ymer Marku me 687 vota.

Të fundit