Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U zgjodh kryetare kuvendi, Lindita Nikolla: Nëse do ndjeheni të penguar do të jem në krahun tuaj

Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën e parë si kryetare kuvendi, pasi u votua me 79 vota.
Fjala e saj është fokusuar në disa pika si mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare, situata nga pandemia, reformës në drejtësi, ndërsa përcolli një mesazh edhe për opozitën.
Ajo deklaroi se nëse do të ndjehet e penguar në ushtrimin e përgjegjësive demokratik, do të jetë në krahun e tyre.
Fjala e plotë:
Të jem sot këtu para popullit shqiptar dhe para jush, e zgjedhur për të qenë e para mes të barabartëve në Kuvendin e Shqipërisë, shtëpinë e gjithë shqiptarëve, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë.
Prandaj edhe fjalët do t’i kursej sa të mundem sot, që kohën t’ia lëmë sa më shumë punës në katër vitet që po nisim sëbashku.
Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit ka qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhet edhe një përgjegjësi shumë e lartë, më e lartë se çdo kisha menduar në jetë.
Kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim janë sot aleatët e mi në detyrën e Kryetares së Kuvendit, për të marrë një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me:
Debat dhe jo grindje;
Politikë dhe jo retorikë;
Bashkëpunim dhe jo ndarje e përçarje!
Kam fatin që do të eci në një rrugë të shtruar me seriozitet, paanësi dhe kompetencë politike e institucionale nga paraardhësi im, z. Gramoz Ruçi, të cilin dëshiroj ta falenderoj me zemër për punën dhe modelin që krijoi në jetën politike dhe në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
1.Zonja dhe zotërinj,
Ky Kuvend është rezultat i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit që prodhuan një mazhorancë të qartë, dhe formacione politike po aq të lexueshme, në shprehje të vullnetit të grave e të burrave të Republikës së Shqipërisë.
Por shifrat e faktet postzgjedhore, madje as përkatësia ime politike, nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrën që përgatitem të marr përsipër.
Kjo është pak, por e sigurt.
Për mua, shumicën nga pakica do ta dallojnë vetëm numrat.
Për nga hapësirat, mundësitë e kontributi në jetën parlamentare, për zhvillimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë, të gjithë do të ndihen të barabartë.
Bashkë, Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, jo një problem për publikun.
Kuvendi duhet kthyer, në shembullin e bashkëpunimit, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike.
Të mos kërkojmë thjesht përgjigje të majta apo të djathta, por përgjigje të drejta.
Në këtë sallë dhe në këtë vend armiku, nuk jemi ne, të majtët apo të djathtët, socialistët apo demokratët.
Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme, shpesh edhe të kundërta, që debatojmë për të bërë të mundur që Shqipëria të fitojë mbi armiqtë e vërtetë: përçarjen dhe urrejtjen, pandeminë dhe traumat, varfërinë dhe korrupsionin.
Ne duhet t’u japim qytetarëve, vajzave e djemve tanë, modelin se si duhet të jetë politika dhe shoqëria.
Unë jam e bindur se nëse ne mbjellim sadopak klimë pozitive në këtë sallë, ajo shumëfishohet sa herë shpërndahet shkallë pas shkalle tek qytetarët.
Shqipëria ka nevoje për paqe politike dhe na takon neve, deputetëve, që, në emër të së ardhmes europiane të Shqipërisë, të bëhemi lajmëtarë të kësaj fryme.
Jam e sigurtë që forcës sime politike, edhe pse parti fituese në tre palë zgjedhje rradhazi, i takon së pari të mos sillet si triumfatore, por mirënjohëse, e përulur dhe shërbyese e denjë për qytetarët. Sepse ne besojmë fort që Qeverisja është një mundësi për të shërbyer.
Ashtu si partitë opozitare nuk duhet të ndihen as të humbura, as të dështuara. Përkundrazi, duhet ta llogarisin veten si kontributore në shtetin tonë, për vendin tonë, për qytetarët tanë.
Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publikë, është një forcë e madhe, në mos më e madhja, për të garantuar demokracinë që me kaq sakrifica Shqipëria e bëri 30 vjeç.
Prandaj, dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota për të kontribuar në qeverisje nëpërmjet kontrollit parlamentar të shumicës.
Nëse ju, kolege e kolegë të nderuar opozitarë, do të ndjeheni të penguar në ushtrimin e këtyre përgjegjësive demokratike, unë do të jem në krahun tuaj, sa herë do ta kërkojë e drejta, Rregullorja e Kuvendit, ligji dhe demokracia funksionale.
Se nuk mund të pretendojmë se duam Shqipërinë, nëse nuk duam dhe nuk respektojmë njeri-tjetrin.
Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e madh të urtësisë.
Të jemi të ndershëm me njeri-tjetrin, nëse duam të jemi të ndershëm me Shqipërinë.
2.Shqipëria është në prag të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare. Prandaj kjo do të jetë legjislatura e zhvillimit të negociatave dhe e avancimit drejt familjes europiane.
Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë për të garantuar legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit dhe të mbikqyrë Qeverinë dhe institucionet e vendit në zbatim të plotë të gjithë rekomandimeve të Komisionit e Këshillit Europian, duke vlerësuar si prioritare luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, mbrojtjen e pronës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Unë do të mbështes maksimalisht Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit Europian për të përmbushur me sukses detyrat e tyre në procesin e integrimit.
Do të lobojmë e bindim që Ballkani Perëndimor të konsiderohet jo një problem më shumë, por një vlerë e shtuar e familjes europiane dhe kufijtë politikë të Europës të afrohen me kufijtë kulturorë e gjeografikë të saj.
3.Në luftën që ende vazhdon ndaj Covid-19, këtij armiku të padukshëm e të ndryshueshëm, Kuvendi do të mbështesë e mbikqyrë të gjitha përpjekjet e Qeverisë, institucioneve, sektorit privat e grupeve të interesit, për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe të ekonomisë.
Përfitoj nga rasti të përsëris thirrjen për vaksinim, sipas kritereve që kanë rekomanduar ekspertët, si rruga kryesore e parandalimit dhe mbrojtjes.
Pandemia na mësoi se rritja ekonomike duhet të jetë një ingredient i shëndetit të popullsisë dhe jo e kundërta. Prandaj, përveç strategjisë dalëse dhe rimëkëmbjes, Kuvendi do të plotësojë kuadrin ligjor të nevojshëm për ndërvarësitë midis zhvillimit ekonomik e mirëqenies dhe shëndetit.
4.Legjislatura që sapo nisëm do të jetë legjislatura e përmbylljes përfundimtare të pasojave të tërmetit të 26 nëtorit 2019. Kuvendi do të mbështesë e mbikqyrë Qeverinë për zbatimin e Planit të Rindërtimit, strehimin e të gjitha familjeve dhe kthimin plotesisht në normalitet.
Në këtë kontekst, Kuvendi do të intensifikojë punën e nisur për rishikimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor që rregullon marrëdhëniet me natyrën dhe mbrojtjen prej fatkeqësive natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret.
5.Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen e inkurajimin për avancimin e reformës në drejtësi, kompletimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe vazhdimin e vetting-ut.
Që drejtësia të shndërrohet në një sistem të ndershëm, të pavarur, funksional e profesional.
Kuvendi dhe unë personalisht do të jemi të gatshëm të realizojmë çdo përmirësim ligjor që do të kërkohet a propozohet nga institucionet e drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, media, shoqëria civile dhe qytetarët, me qëllim që t’u përgjigjemi pritshmërive të shqiptarëve për drejtësi.
6.Kuvendi, në vijim të kuadrit ligjor të miratuar dhe të punës së nisur, do të vijojë përpjekjen për të krijuar mundësitë dhe infrastrukturën e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme pjestarët e Diasporës shqiptare të votojnë në vendet ku banojnë.
7.Në këtë legjislaturë, në Kuvend e në Qeveri, ka më shumë deputete gra e vajza sesa në secilën prej legjislaturave të mëparshme. E vetmja gjë prej së cilës nuk duhet të shqetësohemi është rritja e fuqisë dhe e pushtetit të grave e vajzave.
Por gratë e vajzat e Shqipërisë do të ndjeheshin më të përfaqësuara nëse shembullin e Kuvendit e të Qeverisë do ta ndiqnin të gjitha institucionet.
Prandaj Kuvendi do të mbështesë, duke zhvilluar një kuadër ligjor favorizues mbi barazinë gjinore, nëpërmjet dy korsive:
E para, duke synuar barazinë gjinore në mënyrë kapilare në të gjithë shoqërinë.
E dyta, që barazia gjinore të arrihet jo vetëm bazuar në vullnetet politike, por e mbështetur në një kuadër ligjor solid, i cili të përfshijë të gjitha nivelet, sektorët dhe institucionet e shoqërisë.
Por këtë nuk mund ta arrijmë vetëm. Barazia gjinore nuk është një çështje e grave dhe e lëvizjeve feministe, por një çështje e kulturës dhe të gjithë shoqërisë.
8.Kuvendi do të inkurajojë bashkëpunimin me partnerët strategjike, ShBA e BE, vendet fqinje, të gjithë botën e qytetëruar, për të fuqizuar më tej rolin e Shqipërisë, si kontribuese e zhvillimit, progresit, demokracisë, paqes, stabilitetit, luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, mbrojtjes prej ndryshimeve klimaterike të sigurisë ushqimore, humbjeve në ekonomi, parandalimin e epidemive etj.
Ne do të intensifikojmë, shumëfishojmë kontaktet dhe zgjerojmë bashkëpunimim vëllazëror me Kuvendin e Kosovës, me qëllim që të rrisim forcën dhe ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkanin e Hapur të Shekullit të 21, sipas parimit sa më shumë të hapemi e ndërveprojmë, aq më shumë fuqizohemi e përfitojmë, për të rritur ekonominë e investimet, gjithnjë sipas vizionit dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull i një vendi solidar e mikpritës për njerëzit e komunitetet që rrezikohen e zhvendosen nga luftërat, konfliktet a përndjekjet e natyrave të ndryshme.
Shërbimet e mëdha për paqen dhe lirinë e të tjerëve, e bëjnë një vend të vogël nga territori e popullsia, të madh për nga kontributet e rëndësia.
9. Të dashur kolege e kolegë,
Unë kam besim se në realizimin e këtyre qëllimeve, Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë vetëm.
Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me shoqërinë civile, universitetet e komunitetet akademike, me të cilat gjatë legjislaturës së kaluar u krijua një traditë e re bashkëpunimi, grupet e interesit, median dhe ajo që është më e rëndësishmja, me qytetarët. Bashkë me ta do të hartojmë ligje dhe do të ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë e Kuvendit të Shqipërisë.
Ne kemi zgjedhur të marrim përgjegjësitë:
Për fëmijët tanë, që të shkojnë në shkolla më të mira, me mësues të përgatitur e të përkushtuar; me diploma konkurruese e zhvilluese të personalitetit të të rinjve;
Për prodhuesit vendas, që me punën, token, serrat dhe sipërmarrjet e tyre të prodhojnë e shesin produkte konkurruese;
Për pensionistët e të moshuarit që të gëzojnë frytet e një jete plot kontribute e sakrifica;
Për mjekët, infermierët dhe mësuesit e Shqipërisë;
Për të gjithë shqiptarët, në atdhe a në Diasporë.
Me ligjet tona të krjojmë mundësi që secili të arrijë ndryshimin që ëndërron.
Një grua shqiptare, më e famshmja grua në botë, aq sa dhe Zoti e pranoi në shenjtërinë e vet, ka thënë:
“E djeshmja iku.
E nesërmja akoma s'ka ardhur.
Kemi vetëm të sotmen.
Le t'ia fillojmë!”
Le t’ia fillojmë, pra, edhe ne!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
