Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi prezanton ‘Start 3’, marrëveshjen me OKB që do të monitorojë performancën e bashkive

Çuçi prezanton ‘Start 3’, marrëveshjen me OKB

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zbardhur vendimin e miratuar së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas ministrit, është miratuar një marrëveshje mes programit të zhvillimit të OKB dhe qeverisë shqiptarë, instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në vend dhe moderiznimin e qeverisë vendore.

Miratuam një marrëveshje mes programit të zhvillimit të OKB dhe qeverisë shqiptarë, instrument që është përdorur me sukses që nga 2013 kur ne filluam të dizenjojmë dhe më pas ta impelmentojmë reformën territoriale dhe atë të decentraliizmit të qeverisjes drejt pushtetit vendor.

Quhet ‘Start 3’, është instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në vend dhe moderiznimin e qeverisë vendore, kanë krijuar një formë të përbashkët.

Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra bashkë me qeverinë shqiptare dhe PNUD. Ky fond do shkojë të përsosë shërbimet në nivel lokal.

Do ngrejë instrumente monitorimi të performancës të qeverisjes vendore, do të bëjë të mundur që në bazë të performancë të cdo bashkie, vëmendja e donatorëve dhe e qeverisë do jetë asimetrike”, tha Ministri.

Mbetjet

Po ashtu, një tjetër vendim i qeverisë kishte të bënte me menaxhimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se do të përcaktohet një metodologji e re për bashkitë që të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre dhe këto të dhëna do të jenë publike.

 “Një metodologji e unifikuar për të gjitha bashkitë që do japin një tablo të qartë. Detyrimi për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Ky instrument do mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve, për të plotësuar rolin e Ministrisë së Mjedisit si një normues por edhe monitorues i kësaj situate”, tha Kumbaro.

Të fundit