Flash News


Ditari i Maxhorancës

Vendimet e reja të qeverisë, Ahmetaj: 30 mln dollarë shtesë për rindërtimin, 20 mln euro hua për universitetin

Vendimet e reja të qeverisë, Ahmetaj: 30 mln dollarë shtesë  

Zbardhen vendimet e reja të qeverisë të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi para mediave se qeveria ka miratuar dhënien e 30 milionë dollarëve shtesë për rindërtimin. 

Rindërtimi vijon me intensitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22”.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne", tha Ahmetaj.

Po ashtu, zv.kryeministri deklaroi se janë miratuar tre marrëveshje me qeverinë gjermane prej 20 mln eurosh hua dhe 5.8 mln euro grant që do shkojnë për rikonstruksionin e godinave të universiteteve publike.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfË, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj.

Të fundit