Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ulet fasha për të moshuarit mbi 65-vjeç”, Manastirliu: Deri në 20 prill priten 22,230 vaksina

“Ulet fasha për të moshuarit mbi 65-vjeç”,
Rama dhe Manstirliu në Korçë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan procesin e vaksinimit në Korçë. Manastirliu bëri me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar, ndërsa në Korçë mbi 10 miëj qytetarë. Ajo shtoi se deri më 20 prill priten mbi 22 mijë doza të tjera vaksinash nga Pfizer.

“Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në Korçë.  Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Dje kanë mbërritur dozat e Pfizer, 7020 doza, ndërkohë që deri në 20 prill priten 22,230 doza”, tha Manastirliu.

Ndërkohë Rama u shpreh se këtë javë ulet fasha e grupmoshës për vaksinim në 65 vjeç.

Të fundit