Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ulja e numrit të studentëve në auditore, Rama: Përgjegjësi e universiteteve dhe pasojë e politikës së mëparshme

Ulja e numrit të studentëve në auditore, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fenomenin e uljes së numrit të studentëve në auditore. I pyetur nga një pedagoge në universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” nëse qeveria ka një strategji për frenimin e këtij fenomeni, Rama iu përgjigj duke thënë se kjo është përgjegjësi e vetë universiteteve pasi duhet të rishikojnë programet që ofrojnë referuar kërkesës së tregut.

Po ashtu, Rama fajëson për këtë trend edhe politikën e ndjekur nga opozita kur ishte në pushtet.

 “Nuk ka formule magjike në raport me këtë trend që është historik lidhur me tërheqjen e të rinjve për ta kapërcyer rrethin e vendlindjes së tyre kur bëhet fjalë zona të vogla e periferike.

Tendenca e kësaj periudhë historike është kjo. Nga ana tjetër, është e domosdoshme të reagojmë jo me iluzionin që do e bllokojmë këtë trend, se nuk jemi dot konkurrentë me Gjermaninë, Britaninë, po heqin keq në këtë kohë pandemie dhe kanë goditje të mëdha në aspektin e punës.

Duhet të reagojmë tu japim mundësi atyre që duan të rrinë këtu.  Ata që duan të kenë një punë dinjitoze, jo me pagë si në Gjermani, duhet ta kenë këtë mundësi, duhet tua japim këtë mundësi.

Arsimi i lartë sot ka nevojë për një reflektim brenda sistemit. Kemi bërë një reformë, ku hodhëm hap kurajoz për ti dhënë autonomi që s’e kanë patur asnjëherë, që është liri e përgjegjësi.

Nuk e kuptoj si disa universitete duan t’i rezistojnë këtyre sfidave duke shtuar nr e programeve dhe duke u kthyer në gjeneraliste që duan ti bëjnë të gjitha. Kjo sjell refuzim nga ana jonë se duan të shtojnë programe pafund, por nga ana tjetër nuk çon në zgjidhje të problemit.

Universiteti duhet të reflektojë se çfarë duhet të ndryshojë e ofrojë që e bëjnë të ndryshëm nga tjerët. Të kalohet në një fazë që veç studimeve të kemi kolegjet profesionale, që të kenë një profesion, zanat të kualifikuar, jo sa shkolla profesionale.

Me disa programe shtohet numri i të papunëve. Si do të gjejë punë Shqipëria nëse nuk ka nevojë për aq shumë juristë të diplomuar sa ka sot. Është pasoja e politikës së mëparshme ku u shpërthyen dyert e universiteteve e diplomave, pa asnjë gjë specifike për tregun.

Universitetet duhet të bëjnë analizën e tregut dhe si ka mundësi që kur trendi i zhvillimit e tregon se nevoja për kodim të tregut dixhital është kaq e madhe, nuk ka programe. Në atë moment krijon një atraksion. Jo të presin se çfarë do bëjë qeveria për ta frenuar. Në fakt, fut në kurth të ardhmen e këtyre njerëzve dhe më pas thonë qeveria nuk na gjen punë. Është tregu që përcakton shumëçka”, tha Rama.

Të fundit