Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimet/ Qeveria jep 12 milionë lekë për kurimin e prokurores së Pukës, hapet dogana e Shishtavecit

Vendimet/ Qeveria jep 12 milionë lekë për kurimin e prokurores

Qeveria "Rama 3", e cila u betua sot në Kuvend ka nisur menjëherë nga marrja e vendimeve. Përveç krijimit të Agjencisë për Mediat dhe Informim, përkujdesje të veçantë të jetimëve, përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura fitueset në Lojërat Olimpike, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Këshilli i Ministrave ka marrë dhe disa vendime të tjera.

Qeveria ka vendosur hapjen e pikës së kalimit kufitar Shishtavec. Gjithashtu ka vendosur të mbulojë shpenzimet e kurimit për prokuroren e Pukës, Elidiana Kasa në masën 12 milionë lekë të vjetra. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por nuk dihet nga çfarë sëmundje vuan prokurorja.

Një tjetër vendim është  përdorimi i fondit të rindërtimit, në vlerën rreth 2 miliardë lekë për rehabilitimin e rrjetit të kullimit në zonën e Porto-Romanos. Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe disa marrëveshje.

Qeveria "Rama 3" u miratua dje në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Ajo bëri sot betimin në Kuvend dhe ka nisur menjëherë nga puna.

 

Të fundit