Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Deputetin e PS e kap e qeshura në komision, del nga mbledhja pa lexuar pr/ligjin

Video/ Deputetin e PS e kap e qeshura në komision, del nga mbledhja pa

Teksa zhvillohej mbledhja e Komisionit të Ligjeve online, ka ndodhur një moment i pakëndshëm me një nga deputetët socialistë.

Jurgis Çyrbja, në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.

Siç shihet në videoja, Çyrbja ndodhet në zyrë nga ku bëri lidhjen online, me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

Mirëpo, ka mjaftuar vetëm kaq që edhe deputetët e tjerë të shkrihen gazit. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën, derisa doli nga zoom.

Të fundit