Flash News

Ditari i Maxhorancës

VIDEO/ Makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI, çfarë u vu re nga mitingu i Ramës në Vlorë

VIDEO/ Makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI, çfarë

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Vlorës si destinacionin final për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, aty ku është dhe vetë kandidat për deputet.

Ajo çfarë u vu re, siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme, është se poshtë podiumit nga ku foli kreu i qeverisë, ndodheshin disa makina të prishura dhe të djegura. Ato ishin me ngjyrat blu dhe të kuqe dhe mbanin logon e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Një mënyrë e zgjedhur nga Partia Socialiste për të denigruar kundërshtarët e saj politik në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit