Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vizita në Kosovë/ Rama takon Pacollin, Abdixhikun dhe Krasniqin

Vizita në Kosovë/ Rama takon Pacollin, Abdixhikun dhe Krasniqin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me vizitën në Kosovën, ku ka takuar krerët e opozitës. Ai ka ndarë pamje nga takimi me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin, me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe me drejtuesin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Rama shkoi sot në Prishtinë, ku prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurti. Ata zhvilluan një takim që zgjati rreth një orë e gjysëm, ku vendosën që mbledhja e radhës mes dy qeverive të mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës. 

Kryeministri shqiptar doli në mbështetje të Kosovës, sa i përket situatës në veri, duke i cilësuar "manovra teatrale" provokimet e Serbisë. Ai tha se qeveria shqiptare do të punojë për njohjen e Kosovës, duke nënvizuar se Serbia duhet ta pranojë sepse nuk ka kthim pas.

Të fundit