Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga "shkrirja e akujve" me Kurtin te mbledhja e dy qeverive, vizita e Ramës në Prishtinë

Nga "shkrirja e akujve" me Kurtin te mbledhja e dy qeverive, vizita e

Kryeminstri Edi Rama shkoi sot në Prishtinë, ku prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurti. Ata zhvilluan një takim që zgjati rreth një orë e gjysëm.

Rama dhe Kurti vendosën që mbledhja e radhës mes dy qeverive të mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës. Ata vendosën për ngritjen e një sekretariati koordinues, që do të drejtohet nga Gentian Sala.

Përveç temave politike, dy liderët shqiptarë bën me dije se gjatë takimit u fol dhe për të rritur bashkëpunimin dhe për hequr barrierat. Në komunikimin për mediat u vu re një normalizimin i raporteve Rama-Kurti, pas "përplasjeve" për nismën "Open Balkan".

Mosdakordësinë për këtë të fundit ata e cilësuan politike, duke e veçuar nga raporti vëllazëror që kanë dy vendet. Rama u shpreh se vëllain nuk e zgjedh, duke vlerësuar dhe shprehur mbështetje ndaj Kurtit.

Kryeministri shqiptar doli në mbështetje të Kosovës, sa i përket situatës në veri, duke i cilësuar "manovra teatrale" provokimet e Serbisë. Ai tha se qeveria shqiptare do të punojë për njohjen e Kosovës, duke nënvizuar se Serbia duhet ta pranojë sepse nuk ka kthim pas.

Rama dhe Kurti ishin në të njëjtin qëndrim sa i përket çështjes në veri, duke nënvizuar se është koha për dialog dhe jo për forca ushtarake.

Në takimin mes dy udhëheqësve, një rol të veçantë kishin ministrat e dy shteteve shqiptare. Kështu bëri me dije Kurti, i cili shtoi se në takim u fol shumë për bashkëpunimin. Vizita e Ramës nuk ka përfunduar, pasi ai do të zhvillojë një takim me drejtuesit e opozitës në Kosovë. 

Të fundit