Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vizita në SHBA, Rama merr pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Vizita në SHBA, Rama merr pjesë sot në mbledhjen e Këshillit

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Ai udhëtoi dje drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillojë një vizitë 4-ditore.

Nesër Rama do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ky është takimi i dytë mes tyre. Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.

Më herët u bë me dije qëndrimi i Shqipërisë sa i përket tensioneve Rusi-Ukrainë, ku vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Të fundit