Ditari i Maxhorancës

Vogëlushi i ndërpret fjalën, Rama kritika socialistëve : Ç’është ky zakon që i sillni lule udhëheqësit

Vogëlushi i ndërpret fjalën, Rama kritika socialistëve :

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar socialistët pasi gjatë fjalimit në Dibër, një djalë i vogël me një tufë lule në duar i shkon pranë.

Në këtë moment, Rama u është kthyer socialistëve, duke e cilësuar të pazakontë faktin që t’i dhurohet lule një burri.

Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hoqët akoma? Po ç’është ky zakon që keni. I jepen lule një burri më thoni mu? Keni pa ju i dhurohet një tufë me lule një burri më thoni ju.T’i je në rregull xhan s’kam gjë me ty, Aurora hajde merri zemër! Ç’është kjo e keni parë ju të shkosh t’i japësh një burri lule. E kanë nga e vjetra që udhëheqësit i jepen lule.

O zot! Ti mos u mërzit. Ma preu aty ku po flisja për fëmijët. Ma preu mu aty kur po flisja për fëmijët dhe mirë bëri. Në fakt fëmijët nuk votojnë por për ta votojmë ne”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit