Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vonesa e ardhjes së afganëve ndryshon planet e Ramës: Nuk do nxjerrim studentët nga konviktet për të strehuar refugjatët

Vonesa e ardhjes së afganëve ndryshon planet e Ramës: Nuk do

Vonesat e krijuara nga kaosi në Afganistan për evakuimin e civilëve ka bërë që të ndryshojnë planet e qeverisë shqiptare për strehimin e tyre në kohën kur ata do të mbërrijnë në tokën shqiptare.

Gjatë një inspektimi në rezidencën Studentore Universitare nr. 2., Rama tha se afganët mund të mos strehohen fare në konviktet e Qytetit Studenti.

Rama shtoi se studentët nuk do të largohen nga këto godina dhe se strehimi i refugjatëve do të jetë i përkohshëm, për t’u vendosur më pas në struktura të posaçme të caktuara më herët.

“Këtu është pjesa ku përkohësisht do vendosen afganët. Megjithëse po shtyhet ardhja e tyre për shkak të shtyrjes së fluturimeve.

Mund të ndodhë që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat hoteliere pas përfundimit të sezonit. Nuk bëhet fjalë që të ikin studentët për të sjellë afganët këtu. Dhe e dyta që është me rëndësi është që mund të vijë momenti që vaksinimi të jetë me detyrim”, u shpreh Rama.

 

Të fundit