Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e 23-vjeçares në Fier revolton Braçen: A ka ndonjë prokuror e gjyqtar që më sqaron pse autori ishte i lirë

Vrasja e 23-vjeçares në Fier revolton Braçen: A ka

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar për vrasjen e ndodhur natën e mbrëmshme në Fier të 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti, i sapo dalë nga burgu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe ka bërë përgjegjës të drejtëpërdrejtë drejtësinë, që ka lënë të lirë autorin , ish bashkëshortin i cili një vit më parë e mori peng.

“Edhe sa të tjera? SABRINA ISHTE NJE GRUA VETËM  23 VJEÇ; E MARTUAR DHE ME NJË VAJZE VETËM 3 VJEÇ! E vrau një kafshë burrë, ish-burrë ligjerisht, dje, në shtëpinë e saj, prindërve të saj, DUKE NGRËNË BUKË;

ME BUKË NË GOJË!

Por jo vetëm ai! E VRAU EDHE DREJTËSIA QË KEMI ENDE!

A ka mundësi të di unë, meqe jam edhe ca ditë medemek zëvendes udhëheqës,

se si ka mundësi që një si ky burri vrasës, i arrestuar një vit me parë për pengmarrje në të njëjtën shtëpi e të së njëjtes grua, në një operacion të komplikuar dhe nga RENEA, ËSHTË I LIRË DHE JO NË BURG dhe vret gruan që një vit më parë e mori peng??!!

A ka ndonjë prokuror e gjyqtar që ma shpjegon këtë? MË NË FUND DIKUSH DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI, VEÇ BURRIT VRASËS QË FALË POLICISE TANI ËSHTË NË BURG!

Por Sabrinën e gjorë, e vrau dhe kultura mizerabel e dhunës ndaj gruas, vajzës;

Një kulturë e ndyrë e shtrirë vertikalisht, nga lart poshtë, e tillë përfundon tek ky takem burrash që urrejnë gratë! E mos më thoni “jo”!

A e pate djë se si një burrë urdhëroi mllef e urrejtje dje ndaj një flete votimi për një GRUA dhe një tufë burrash u eksituan në të njëjtin akt dhune??!! Kjo pra është, kështu ndodh e forca e këtij shembulli kthehet në dhunë deri atje poshtë!

U irrituan shumë ca plehra politikë-disa e shprehen e disa e mbajten përbrenda për të mos e harruar, një status timin rreth një seriali të degraduar në dhunë nën moton: GRATË VDESIN SI BURRAT, POR BURRAT JO, RINGJALLEN!Merruni prapë sot!”, shkruan Braçe.

Të fundit