Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën, është e filmuar

Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën,

Kryeministri Edi Rama deklaron se personi që është ndaluar nga strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan nuk ka patur lidhje me asgjë për të cilën flitet.

I ftuar në emisionin “Opinion” lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan pasditen e djeshme, Rama thotë se gjithçka është e filmuar.

“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare e cila përputhet plotësisht me dëshminë e të ndaluarit që është jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që s’ka lidhje me asgjë. Dhe është e filmuar kjo. Dhe dëshmia e tij është simetrike me çfarë është filmuar në kamera.

Si mund t’i thuash ti bandit? Siç thonë plakat gjirokastrite, kjo është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash. Kur vjen puna tek faktet, faktet nuk ekzistojnë. Kur vjen puna tek gjithë kjo strategji që përfundon në vrasje, relativizohet. Kush janë këta që shkojnë ndalojnë njerëz në rrugë more? Këtu fillon historia. Pse u mblodhën njerëz? Sepse këta kriminelë, ndaluan një qytetar pa lidhje dhe i kërkuan llogari”, u shpreh Rama

 

Të fundit