Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhafaj drejt thyerjes së herësit për marrjen e mandatit, Majko dhe Kodheli rrezikojnë të mbeten jashtë

Xhafaj drejt thyerjes së herësit për marrjen e mandatit, Majko

Partia Socialiste arriti të merrte 18 kandidatë në Qarkun e Tiranës dhe tre figura me kontribut të rëndësishëm në PS, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj mbetën jashtë. E vetmja mundësi që iu ka mbetur është ajo e thyerjes së herësit. 

Lidhur me votat preferenciale, deri tani më i avantazhuar për marrjen e mandatit duket Xhafaj, i renditur i 23-ti në listë. Nga 250 kuti të numëruara deri tani nga 1243 kuti në total, ish-ministri i Brendshëm ka marrë 3724 vota dhe duket se po shkon drejt thyerjes së herësit..

Ata që po rrezikojnë duket se janë Majko dhe Kodheli. Deri tani, ministri i Diasporës ka marrë 1084 vota preferenciale, ndërsa Kodheli 796 vota.

Gjithsesi janë edhe shumë kuti për t'u numëruar dhe nuk përjashtohet mundësia që si Majko edhe Kodheli të arrijnë të marrin mbi 10 mijë vota për të thyer herësin për tu futur në Kuvendin e ri.

Xhafaj drejt thyerjes së herësit për marrjen e mandatit, Majko

Të fundit