Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xibraka/ Olsi Rama: Makinën e mora për dy ditë, por nuk i njoh trafikantët

Xibraka/ Olsi Rama: Makinën e mora për dy ditë, por nuk i njoh

Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama pasi doli nga ambiente e SPAK ka dhënë një deklaratë për media ku është shprehur se nuk i njeh trafikantët e drogës së Xibrakës .

"Kam bërë kallëzim pasi kam konstatuar manipulim të fakteve në lidhje me akuzat ndaj meje. Unë nuk i njoh trafikantët e drogës së Xibrakës.

Unë ja kam marrë automjetin një e personi në atë kohë dhe kam shkuar në Selanik për dy ditë dhe vetëm aq.

Jam i gatshëm të vij në SPAK kurdo që të jetë nevoja." - U shpreh Rama.

Disa javë më parë, Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

 

Të fundit