Flash News

Ditari i Maxhorancës

Yuri Kim kërkoi largimin e tij nga lista, Doshi depoziton në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

Yuri Kim kërkoi largimin e tij nga lista, Doshi depoziton në KQZ
Tom Doshi

Pavërësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim, deputeti Tom Doshi ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. 

Ai ka depozituar në KQZ kërkesë për regjistrim në zgjedhje me statusin e kryetarit të PSD-së (Partia Social Demokrate).

Ndërkohë disa ditë më parë kryediplomatja amerikane kujtoi deklaratatën e DASH kur deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ për korrupsion dhe thotë se "Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo".

 

Të fundit