Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zbardhen detajet nga takimi online Rama-Merkel, reformat që do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve

Zbardhen detajet nga takimi online Rama-Merkel, reformat që do të

Pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me takimin online me kancelaren Angela Merkel, Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje të reja nga biseda.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ambasada publikoi njoftimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane, i cili thekson se Rama dhe Merkel kanë diskutuar për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

"Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", shkruhet veç të tjerash në reagim.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të fundit