Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zegjineja e 'Facebook-ut' i drejtohet Kuvendit: I detyrohem Maldrita Bardhos

Zegjineja e 'Facebook-ut' i drejtohet Kuvendit: I detyrohem Maldrita

Viraliteti që i dhanë gallatat në Facebook, e shpërbleu Zegjine Çaushin me postin e deputetes. Edhe pse renditja nuk ia dha mandatin, ishte Madrita Bardho e cila ia dhuroi Zegjinesë karrigen e deputetes, pasi u tërhoq.

Teksa i drejtohej Kuvendit, Zegjineja u kap nga mediat dhe nuk i shpëtoi pyetjes për Gazment Bardhin. Por, Zegjineja e emocionuar tha se historia me Bardhin ishet mbyllur në fushatë.

Megjithatë, bie në sy fakti se Zegjineja i detyrohet më shumë Maldritës që i la mandatin, se sa atyre qytetarëve që i besuan votën më 11 Maj.

“Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam një përgjegjësi të dyfishtë pasi siç e dini unë i detyrohem edhe Maldrita Bardhës. Unë do iu shërbej qytetarëve të Roskovecit”, tha Zegjineja.

 

Të fundit