Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zëvendëson Ballën, kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm

Zëvendëson Ballën, kush është Ervin Hoxha, ministri i

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.

Ndërkohë, Balla do të zëvendësohet nga një emër surprizë si ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha. 

Kush është Ervin Hoxha

Ky i fundit për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Po ashtu ai ka kryer dhe detyra si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Ai mbante postin si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Të fundit