Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjatja e fashës orare? Rama: Do e diskutojmë! Problem jeta e natës, njerëzit mblidhen si miza në lis

Zgjatja e fashës orare? Rama: Do e diskutojmë! Problem jeta e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rishikohet fasha e orarit e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Gjatë një takimi me fermerët në Berat, këta të fundit i kërkuan kreut të qeverisë që të shtyhet fasha orare sepse ora 20:00 i zë në punë. 

Rama theksoi se ka kërkesa të shumta për rritjen e fashës orare, por sipas tij, jemi në një situatë që nuk duhet të nxitohemi. Kryeministri tha se mund të diskutohet një mundësi për zonat rurale, ndërsa shtoi se ndalimi i orareve të natës është bërë për zonat më të populluara, ku aplikohet e ashtuquajtura “jeta e natës”.

Fermeri: Shumë fermerë, kjo ora 8 i zë duke punuar tokat, ishte mirë që ai komisioni të na dëgjojë dhe ta shtyjë pak këtë fashën orare.

Rama: Jam dakord por Komiteti nuk më pyet as mua. Për ju nuk duhet të jetë problem, sepse nuk pengon punën. Nëse aplikohet e ju pengon, duhet ta zgjidhim. Sepse nuk aplikohet për ata që janë në punë. Ka kërkesa për rritje e fashave orare. Megjithatë do ta shohim konkretisht. Nuk duhet të nxitohemi se vendet e tjera, Franca u mbyll nga e para. Isha në Paris dhe ishte xham xhim. S’kishte asnjë gjë. Aty ishin të gjitha të mbyllura, vetëm ushqimoret ishin të hapura. Është vala e tretë, është version britanik, është dhe arsyeja që na solli infektime të shumta tek ne. Vdekshmëria është e njëllojtë me atë të mëparshmin, por ka 30% agresivitet më shumë infektimi. Duam të vaksinojmë gjysmë milioni njerëz që në maj. Do e diskutojmë këtë për fshatin. Fasha lidhet me jetën e natës, të cilët mblidhen në zonat e populluara si mizë lisi. Jeta e natës është problemi, megjithatë do e shikojmë e do të bëjmë më të mirën.

Të fundit