Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret në vend, Peleshi: Shpresojmë t'i shuajmë brenda disa orëve, sfidë mbetet në Karaburun

Zjarret në vend, Peleshi: Shpresojmë t'i shuajmë brenda disa

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar sërish për situatën e krijuar në vend nga zjarret. Ai deklaroi për mediat nga baza e Pashalimanit, se situata është serioze vetëm në gadishullin e Karaburunit. Por në qarkun e Vlorës ka dhe shumë vatra të tjera zjarri.

Peleshi tha se do të punohet për shuarjen e flakëve brenda disa orëve, ndërsa shtoi se ky nuk është premtim sepse varet edhe nga kushtet atmosferike. Ai e cilësoi të mirëmenaxhuar situatën e zjarreve në Shqipëri, teksa mori shembullin e Turqisë, në të cilën janë regjistruar edhe viktima.

"Forcat tona të Armatosura janë në të gjithë territorin, nga dita e parë që ka filluar kjo stinë e nxehtë, që është pasuar me zjarre të shumtë. Natyrisht komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë. 

Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me shumë intensitet dhe shpresojmë të vëmë në kontroll dhe ta fikim brenda disa orëve, brenda ditës së sotme. Por ky nuk mund të jetë një premtim sepse siç e thatë ju kushtet atmosferike janë të paparashikueshme, sidomos në një zonë si Gadishulli i Karaburunit. Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, s’kemi pasur të lënduar, djegie banesash”, tha Peleshi.

Të fundit