Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarri në Sazan u shua pas ndihmës nga Greqia, Rama: Nuk është për të qarë hallin, u ndodh edhe vendeve të fuqishme

Zjarri në Sazan u shua pas ndihmës nga Greqia, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar Komisionerit të Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič aplikimin e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij mekanizmi.

Në një konferencë të përbashkët me Lenarčič, Rama tha se ky është një mekanizëm normal pasi e bëjnë edhe vendet e fuqishme, ndërsa iu referua rastit të fundit kur Shqipërisë i erdhi në ndihmë Greqia për të shuar zjarrin që përfshiu Ishullin e Sazanit për 4 ditë me radhë.

Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE për të përballuar bashkë momente kritike në secilin prej vendeve. Kur flasim për një zjarr që bie dhe merr përmasa për një sërë arsyesh dhe në Shqipëri vjen një apo dy mjete nga ky mekanizëm. Kjo nuk është për qarë hallin. Këtë bëjnë të gjithë.

Edhe vendet më të fuqishme. Po ju them Greqinë që përballet me zjarre shumë më intensive se ne. Si përballet? Edhe pse është më e avancuar se ne përballet falë këtij mekanizmi. Me ndihmën e të tjerëve. Kjo që bëjmë sot nuk është diçka që mund ta bënim dje. Nuk është se ne u kujtuam që të futemi. Kjo vjen si rezultat i reformave që kemi bërë”, tha Rama.

 

Të fundit