Flash News

E-TJERA

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave pranon kërkesën e Shqipërisë, do jetë pjesë e mbrojtjes civile të unionit

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave pranon kërkesën

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për të qenë pjesë e mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile.

Në një konferencë për shtyp me komisionerin e BE, kryeministri Edi Rama i dorëzoi Lenarçiç kërkesën për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm, pasi sipas tij, janë domethënëse rastet që ky mekanizëm i asistencës civile të BE-së i ka dhënë Shqipërisë, si pas tërmetit, ashtu edhe gjatë pandemisë.

“Tërmeti një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje, por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe na e lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm. 

Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbështetjes civile, është një hap shumë domethënës, por edhe një lehtësim i madh për ne, po të kemi parasysh nevojat që kemi”, tha Rama.

Nga ana tjetër,  Lenarcic tha se është e rëndësishme që Shqipëria të mbështetet në solidaritetin e shteteve të BE-së në raste fatkeqësish si tërmetet, zjarret apo përmbytjet.

“E pranoj këtë kërkesë zyrtare. Unë personalisht e mbështes këtë synim tuajën. Duam që kjo dëshirë të bëhet realitet sa më parë. Shqipëria jo vetëm të ketë mundësinë të mbështetet tek solidariteti i vendeve të tjera, por edhe Shqipëria të shprehë solidaritetin ndaj vendeve të tjera. Ne jemi të vendosur që të vijojmë punën tonë. Do ju dorëzoj nga ana jonë një rrugëtim, një plan me punën që do mund të bëjmë ne për të realizuar objektivat e këtij mekanizmi” – tha Janez Lenarčič.

Të fundit