Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zotohet Rama: Do rrisim pagën minimale në 40 mijë lekë të reja

Zotohet Rama: Do rrisim pagën minimale në 40 mijë lekë

Një nga fokuset e qeverisë në mandatin e tretë, duket se do të jetë edhe rritja e pagës minimale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit qeverisës, se paga minimale nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht, do të bëhet 40 mijë lekë të reja.

“Jemi të vetëdijshëm se paga minimale e rritur me 30 mijë lekë të reja është e ulët, rritja me 40 mije lekë të reja do të jetë objektivi deri në fund të mandatit të ri. Do ta llogarisim që me projekt buxhetin e vitit të vitit që vjen me normën e pagës minimale 32 mijë lekë të reja. Mua më vjen shumë mirë sot që i gjithë programi i fushatës është kthyer në objektiv për qeverinë e mandatit të tretë të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që jo çdo gjë shkon sipas planit, por e kam fjalën për të gjithë ato që e mbajnë premtimin. Jashtë vullnetit të qeverisë ishte tërmeti, pandemia apo siç ndodhi dhe me aeroportin e Vlorës që ndeshëm me ngecje jashtë vullnetit të qeverisë. Nuk nisem për diçka që nuk e realizoj”, ka deklaruar Rama.

 

Të fundit