Flash News

Ditari i Opozitës

"Shtesë fondi për inceneratorin", Blushi debat me Veliajn: ‘Erion Qelia’, dili për zot firmës

"Shtesë fondi për inceneratorin", Blushi debat me Veliajn:

Mbledhja në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka nisur me debat, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka dhënë fjalën këshilltarëve të opozitës.

Ndërkohë sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Veliajn duke e quajtur keqbërësin më të madh të kryeqytetit dhe abuzuesin më të madh të taksave te qytetarëve.

Tedi Blushi: Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologje para Këshillit. Je keqbërësi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave te qytetareve. Për mega-aferen e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh Erion Qelia.

Erion Qelia flet për humanizmin ndërkohë qe refuzon ne shkelje te ligjit dhe rregullores se Këshillit kërkesën për lejimin ne mbledhje te Kryetarit te Shoqatës se Para dhe Tetraplegjikeve. Erion Qelia nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardet e tij dhe nuk lejon invalidët ne karrocë dhe gazetaret qe presin jashtë dyerve te bashkisë.

Ti Erion Qelia duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, ti Erion Qelia fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve.

Erion Qelia dili "për zot" firmës!

Të fundit