Flash News

Ditari i Opozitës

“1 mln metër katror tokë për pallate”, Berisha akuza Ramës: Po asgjëson portin 3 mijë vjeçar

“1 mln metër katror tokë për pallate”, Berisha akuza

Ish kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nga Durrësi ku zhvilloi takimin e radhës me qytetarët në sajë të fushatës për garën e 22 majit për kreun e PD, Berisha thotë se Rama po shfrytëzon një milion metër katror tokë për pallate, duke asgjësuar portin 3 mijë vjeçar.

“Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësait. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.

A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet”, tha Berisha.

Të fundit