Flash News

Ditari i Opozitës

10 ‘ARRITJET’ e (keq)qeverisjes të vitit 2023

10 ‘ARRITJET’ e (keq)qeverisjes të vitit 2023

Nga Dorian Teliti

 

1️⃣Rinia dhe shtresa e mesme braktisin masivisht vendin. Qeveria nuk publikon të dhënat paraprake të Censusit, mesa duket të dhënat janë shumë shqetësuese.

 

2️⃣Pazari me Portin e Durrësit, faturën qindra milionë euro të portit të ri do e paguajnë shqiptarët me taksat e tyre.

 

3️⃣Legalizimi i kanabisit.

 

4️⃣Braktisja dhe falimentimi i shumë prodhuesve eksportues si pasoje e rënies së euros. Mijëra vende pune u mbyllen brenda pak muajve.

 

5️⃣Cmimet e ushqimeve u rritën me ritme dyshifrore, shtresat me të ardhura të ulëta më të goditurat.

 

6️⃣Buxheti i qeverise qendrore dhe buxheti i bashkisë Tirane miratohen pa debat dhe pa transparence brenda pak minutave.

 

7️⃣Rriten taksat për këdo, përfshirë këtu profesionistët e lirë.

 

8️⃣Rriten faturat shumë milionëshe për PPP-të (ndonëse disa prej tyre janë në SPAK), vendimet e gjykatave ndërkombëtare, abuzimet dhe vjedhjet e konstatuara nga KLSH.

 

9️⃣Braktisja ndaj fermerit vendas me subvencione minimaliste (të fundit në rajon) dhe pezullim të skemës Ipard.

 

????Ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistruar ne sistemin parauniversitar dhe universitar.

Të fundit