Flash News

Ditari i Opozitës

"Lëvizja e Lirë", Lela: Izolojeni doktorin dhe opozitën, por historia dhe faktet mbeten

"Lëvizja e Lirë", Lela: Izolojeni doktorin dhe

"Izolojeni Doktorin dhe opozitën, por dinjiteti mbetet, historia dhe faktet gjithashtu", kështu është shprehur drejtori i shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, referuar 13 vjetorit të Liberalizimit të vizave.

Lela ka bërë një paralele me 13 vite më para duke e konkretizuar me situatën aktuale në vend teksa shprehet se "13 vjet më vonë, Sali Berisha, njeriu që i priu kësaj përpjekjeje për liri dhe dinjitet, i kërcënohet liria e lëvizjes dhe ajo politike".

"Sot është 13 vjetori i Liberalizimit te vizave, dmth Levizjes se Lire. Kujtojini shqiptaret para kesaj date, radheve te gjata para Ambasadave, detrave me koken ne thesin e zi te rrezikut, te bere dysh para diskriminimeve dhe percmimeve.

13 vjet me vone, Sali Berisha, njeriut qe i priu kesaj perpjekjeje per liri dhe dinjitet, i kercenohet liria e levizjes dhe ajo politike. Bash nga pasardhesit e atyre qe e mbyllen vendin per 45 vjet me drynin e madh te roberise.

Izolojeni Doktorin dhe opoziten, por dinjiteti mbetet, historia dhe faktet gjithashtu.

Rruge te mbare Europes!????????????????", shkruan në Facebook, Lela.

Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët.

Të fundit