Flash News

Ditari i Opozitës

15 urdhër-arreste për inceneratorin/ Braimllari: Kemi të bëjmë me një paralajmërim që Rama i dërgon Veliajt

15 urdhër-arreste për inceneratorin/ Braimllari: Kemi të

Nënkryetar i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në Syri Tv, komentoi arrestimet e ndodhura në fundjavë që dërguan në burg 15 zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Braimllari u shpreh se nuk është i suprizuar nga dorëzimi i Taulant Tushaj para drejtësisë, nga vetë Veliaj, me qëllimin për të shpëtuar veten.

‘Kemi bëjmë me një paralajmërim që kryeministri i dërgon Erion Veliajt’ , u shpreh Braimllari.

“Kemi parë që ka një tendencë të përdorimit të dy standarteve në drejtësi përsa ju përket drejtuesve të lartë në Partinë Socialiste dhe kryesisht Erion Vleiajt.

Unë e kam paralajmëruar edhe më përpara dhe kryesisht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak e kam thënë, madje ja kam thënë, drejtpërdrejt Veliajt se ai po përdor një skenar për të lëshuar shokun dhe bashkëpunëtorin  e tij të vjetër Taulant Tusha për ta çuar atë përpara drejtësisë, për të shpëtuar veten e tij dhe kjo është një marrëveshje e tij për të mbrojtuar interesat e tij personale në Bashkinë e Tiranës.

Nga ana tjetër është e qartë që kemi të bëjmë me një paralajmërim që kryeministri ii dërgon Erio Veliajt, ku e paralajmëron mesa duket për herë të fundit.

Sepse arrestimet që ndodhën pasi mbaron Kongresi dhe një pjesë arrestohen sa dalin nga Kongresi, tregon qartë se është një mesazh i qartë i kryeminsitrit ndaj Erion Velisë.

Arrëstimet e bërë nuk sjellin drejtësi për qytetarët e tirnës, sepse ne kemi një tjetër çështje shumë të rëndësishme, atë të inceneratorëve, e cila është sfida e të quajturës drejtësia e re, për të dërguar përpara të akuzuarit drejtuesin më të lartë të shtetit, Erion Veliaj, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt.”

Të fundit