Flash News

Ditari i Opozitës

2 viktima dhe 2 të plagosur, Bardh Spahia: Shkodra nuk mund të vazhdojë të sundohet dhe shtypet nga krimi

2 viktima dhe 2 të plagosur, Bardh Spahia: Shkodra nuk mund të

Ish kryebashkiaku i Shkodrës,  Bardh Spahia ka reaguar pas masakrës së sotme, duke e cilësuar ngjarjen si një kujtesë të ashpër dhe tronditëse të sundimit të krimit në qytet.

Ai thekson se shumë nxënës sot nuk u kthyen në bankat e shkollës, duke treguar se krimi i përzier me pushtetin ka zhdukur vendin për dije dhe shpresë.

Spahia apelon që Shkodra të mos lejojë më sundimin e dhunës dhe të rikthehet tek qytetarët, duke rifituar shpresën e humbur.

Postimi i plotë

Masakra tjetër sot në Shkodër, 

kujtesë e ashpër dhe tronditëse e sundimit të krimit në Shkodër.

Një ngjarje e rëndë që lë pas frikë, dhimbje dhe pasiguri.

Në një ditë që duhej të ishte festë për fëmijët dhe prindërit, Shkodra u përball me dhunë ekstreme që nuk duhet të kishte vend kurrë në zemër të qytetit, në oborrin e bashkisë, pranë shkollave dhe familjeve të qytetit tonë.

Sot më pak nxënës u rikthyen në bankat e shkollës sepse aty ku sundon krimi i bërë një me shtetin, nuk ka vënd për dije dhe as shpresë.

Shkodra nuk mund të vazhdojë të sundohet dhe shtypet nga krimi. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve dhe të rifitojë shpresën e humbur!

Të fundit