Flash News

Ditari i Opozitës

“20% do ja jap Lulit”, Berisha tregon ‘fjalët që qarkullojnë në Tiranë’ për Ramën: Basha figurë e dashur për PS

“20% do ja jap Lulit”, Berisha tregon ‘fjalët që

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Tiranë qarkullojnë fjalë se ka pazare mes Ramës dhe Bashës.

“Në Tiranë qarkullon një fjalë se Rama atyre që i kërkon 20% u kthehet dhe u thotë: mua s’më mbeti gjë se 20% do ja jap dhe Lulit.

E dhashë këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bëri kreu i opozitës, duke shkelmuar idealet tuaja të pastra. Të gjitha për karrigen dhe pasurimin e tij”, tha Berisha nga Foltorja e Kurbinit.

Sipas Berishës, Basha është kthyer në një figurë të dashur për PS.

“Basha është kthyer në një figurë të dashur për PS. E thonë tellallët e saj që mbushin ekranet duke i dalë zot e duke vjellë vrerë kundër foltores, drita e së cilës i tmerron ata.

E thotë vetë Rama, i cili i thoshte se problem kam Berishën po ky është cun i mirë dhe me të merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i Meduzës deklaronte se mes Bashës e Berishës, bashkë me Bashën e gurin do ju rrokullis të treve, je i pashpresë”, u shpreh Berisha.

 

 

Të fundit