Flash News

Ditari i Opozitës

“Para vetes nuk vë PD-në”, Berisha sqaron historinë e bisedës me Bashën: I thashë: Lul, është betejë për dinjitet

“Para vetes nuk vë PD-në”, Berisha sqaron historinë e

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi mbrëmjen e djeshme në ‘Open’ kreu i PD Lulzim Basha zbardhi një bisedë me të, ku sipas tij pas vendimit të SHBA për ta shpallur non-grata është shprehur se “Para vetes nuk vë PD-në”.

Nga Kurbini ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Berisha mohoi ta ketë thënë, ndërsa sqaroi se në bisedën e para dy muajve i ka bërë të qartë se kjo betejë është për dinjitet.

Fakti se jam sot midis jush, dëshmon se vë idealet dhe interesat tuaja, por cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamente do ketë pasoja mbi fëmijët e tij. I them: Lul, kjo beteja ime është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton parti. Më tha ke të drejtë.

Kjo është historia e bisedës time dhe nuk i kam thënë kurrë nuk pyes për PD. Më mirë qiri i fikur se qiri i fëlliqur dhe ia thashë në atë takim”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit