Flash News

Ditari i Opozitës

“Para vetes nuk vë PD-në”, Basha tregon bisedën me Berishën pas vendimit të SHBA: Unë vendimet e mia, ti të tuat

“Para vetes nuk vë PD-në”, Basha tregon bisedën me

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar një bisedë me ish kryeministrin Sali Berisha pas vendimit të SHBA për ta shpallur këtë të fundit non-grata.

I ftuar në Open në Top Channel, Basha thotë se Berisha i ka thënë në sy se “para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët”.  

PD dhe opinioni publik kanë ndjekur një standard në lidhje me SHBA-në. Nuk e ka marrë këtë vendim as Kazakistani as Kina. Vendimi im u mor për të shmangur këtë përçarje, dhe një njeri i përgjegjshëm duhet ta mbante fjalën, të largohej vetë nga PD deri sa çështja të zgjidhej.

Se çfarë di unë, dhe që kam vendosur të mos pështyj mbi Berishën për bashkëpunimin 16-vjeçar, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Askush nuk i ka mbajtur marrëdhëniet me ndërkombëtarët më mirë se unë në PD. PD u përça jo për shkakun tim.

Por më lini të them hapur se Berisha ma ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët. Ndërsa unë i thashë që ti merr vendimet e tua, un marr vendimet e mia”, tha Basha.

 

Të fundit