Flash News

Ditari i Opozitës

20 vjet nga sulmi i 11 shtatorit në SHBA, Basha: Qëndrojmë krah partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

20 vjet nga sulmi i 11 shtatorit në SHBA, Basha: Qëndrojmë krah

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar 20-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

Në një postim në twitter, Basha shkruan se qëndron krah partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.

Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës.

I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha.

 

 

Të fundit