Flash News

Ditari i Opozitës

21 Janari/ Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë

21 Janari/ Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda

Pas dëshmisë në SPAK, Berisha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar ndaj demonstruesve.

Kreu i PD theksoi se Garda funksionon me ligj dhe jo me urdhër, duke e cilësuar thirrjes e tij në SPAK si taktikë për të mbuluar hetimet ndaj Ballukut.

“Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. U qëllua nga vend rojet e Gardës. Garda ka një ligj që autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt. Të qëllojë në ajër, te këmbët apo të eliminojë rrezikun. Ky ligj u miratua nga PS jo nga ne. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.

Të thërret dhe shkon, kjo është procedurë normale. Por Altin Dumani e shpërndau thirrjen te mediat para meje. Një procedurë që duhet të jetë krejtësisht diskrete dhe pa lidhje me mediat. Ai e bëri publike për leverdi të Ballukut dhe ‘Ramaduros’, që njerëzit të mos shihnin skandalin e Llogarasë”, deklaroi Berisha.

Të fundit