Flash News

Ditari i Opozitës

3 vjet burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, reagon PD: Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë

3 vjet burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, reagon PD: Rama synon

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me 3 vite burg, për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një status në rrjetet sociale shkruan se me dënimin e Frrokajt, Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë.

Sipas tij, Kryebashkiakë socialistë të përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend nuk preken nga drejtësia.

Reagimi i plotë:

Dënimi i Fran Frrokajt sot nga gjykata, është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Edi Ramës, që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore. Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë, një mënyrë byzantine e njohur tanimë, e përdorur nga ai prej kohësh.

Ndërkaq, nuk ka se si të mos vihet re që:

-Kryebashkiakë socialistë që kanë sjellë falimentimin e njësive të tyre vendore

– Janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend, të inceneratorëve.

– Nuk preken nga drejtësia, madje janë në krye të përpjekjes së Rilindjes për të mbajtur sërish pushtetin me cdo kusht e me çdo mjet.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, e në veçanti SPAK-ut, të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit!

Mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.

Ligji duhet të funksionojë pa ndikim e pa selektim, ndërsa drejtësinë e vërtetë do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre më 14 Maj.

 

Të fundit