Flash News

Ditari i Opozitës

3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë

3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit

Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK ka marrë të pandehur tre zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë, i denoncuar një vit më parë nga opozita.

Ish-deputeti i PD, Enekelejd Alibeaj në një reagim në rrjetet sociale shkruan se SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë, sipas tij kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes asokohe, Olta Xhaçka (aktualisht ministre e Jashtme) dhe Ogerta Manastirliu, për një tjetër tender të denoncuar nga PD.

Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vërtetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka.

Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin.

Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!”, shkruan Alibeaj.

Të fundit