Flash News

Ditari i Opozitës

30 deputetë munguan në mbledhje grupi, Alibeaj: Refuzoj ta shoh si demonstrim numrash, disa kishin impenjime

30 deputetë munguan në mbledhje grupi, Alibeaj: Refuzoj ta shoh si

22 deputetë të Partisë Demokratike iu përgjigjën ftesës së Enkelejd Alibeajt për mbledhje të grupit parlamentar sot në selinë blu, ndërsa në fokus ishte zgjedhja e presidentit të ri.

I pyetur nga mediat se nëse mbledhja konsiderohet e kryer me kuorumin e nevojshëm për faktin se 30 deputetë të tjerë nuk ishin të pranishëm, Alibeaj iu shmang pyetjes duke thënë se grupin parlamentar të PD-së nuk e sheh si demonstrim numrash.

“Refuzoj ta shoh si një demonstrim të numrave. I di rregullat e rregullores. Grupi parlamentar numëron 36 deputetë. Megjithatë, disa deputetë kishin disa impenjime të tjera. Por për interesin tuaj, edhe për deputetët e tjerë, ata që keni ndërmend, të gjitha çështjet që u diskutuan sot do t’iu ofrohen që të shprehin opinionin e tyre.

 Me rëndësi është zëri i çdo deputeti, detyrimi për të shprehur vullnetin për çështje për të cilat është zgjedhur, për zgjedhësit që duhet të shkojë deri në fund”, tha ai.

Të fundit