Flash News

Ditari i Opozitës

´30 Dhjetori - dita e burgut Opozitar´

´30 Dhjetori - dita e burgut Opozitar´

Ylli Dylgjeri ka reaguar pas vendimit të masës së sigurisë së GJKKO ndaj kreut  të Opozitës Sali Berisha.

Me anë të një postimi në facebook ai e ka shoqëruar reagimin e tij me anë të një poezie të poetit Ruka, ku në të përmendet ‘atdheu u shit, ankandi mbaroi’ – me të cilën pasqyroi realetetin e sotëm shqiptar.

Postimi I plote

30 Dhjetori- dita e burgut Opozitar

Kjo është dita e burgut për Opozitën. Kjo është dhurata që i dha Edi Rama Berishës, Opozitës. Vargjet e poetit Ruka janë më se aktuale:

..."Atdheu u shit, ankandi mbaroi,

Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,

I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,

por skam më fuqi as për maraz"...

Ky malinjitet, kjo bajgë ligjore,

kjo vendimarje, ky lëmsh ështe vepër e Tij dhe vetëm e Tij.

Të gjithë të tjerët janë manikina, buratinë, pa emër, pa numër, pa fytyrë e pa bosht, që lëvizin nën një material shtrëngues.

Këtu nuk kemi të bëjmë me profesionistë, por me shërbëtore eunukë që kanë shitur gjithshka.

Autori eskluziv pasi konturoi këtë vepër çensure me duar e Tij, nuk thotë më fap, fap, fap, por tak-fak!

Por Ai sot, pas kësaj vepre është mbi një vatër zjarri.

Ruaju kësaj flake Edi Rama!

30 dhjetori do mbahet mënd në historinë e politikës si dita e burgut Opozitar, si pika kulminante e instalimit të diktatures pos pluraliste.

Opozitar!

Sot eshtë dita të tregoni se jeni të lire, jeni të bashkuar.

Koha filloi.

Asgjë nuk harohet.

Të fundit